Pages


Monday 2 November 2009

Nga larg

Tango te padukshme

kercejme ne largesi
symbyllur

shkembejme heshtje
copeza cmendurish
fragmente shiu

ndonjehere provojme
t'ia perkthejme endrrat njeri-tjetrit
si loje

kur kemi kohe
dergojme psheretima
nje shenje qe jemi gjalle

keshtu qiejt veri-jug
kane gjithmone trafik

mendimet e te ndareve
fluturojne naten

sidomos naten...

© Erida Gjini 2009