Dil nga vetvetja
Nga rrethinat komode të realitetit
Dil
Nga gjërat e sigurta
Rrugët e njohura,
Rënë kryq e tërthor mijëra herë ku ndihesh zot
Dil nga besimet, nga të vërtetat
Dil nga mëngjeset që përsëriten
Nga melankolia e dashurive blu
Nga sheshet e zbrazëta të kujtesës
Ku historikisht pret të vijnë miq të dikurshëm
Dil nga gjestet e përhershme
Shpik gjeste të reja
Dil nga fotografitë ku ndihesh e bukur vetëm në profil
Dil nga heshtja
Qoftë ajo edhe e florinjtë
Qoftë ajo edhe e paqtë
Dil e bërtit rrugëve
Gjithë rrugëve të botës
Emrin, dëshirat, fantazitë
Dil e lësho flokët
Dil nga ekzistenca monokrom
Nga dritëhijet e zymta
Dil dhe vezullo
Lëre trupin të rrezatojë atë që ke përbrenda
Bëj dritë.
Dil.
Jeta është e shurdhër
Jeta është e verbër
Trokit më fort!
Ndriço më fort!
Nga rrethinat komode të realitetit
Dil
Nga gjërat e sigurta
Rrugët e njohura,
Rënë kryq e tërthor mijëra herë ku ndihesh zot
Dil nga besimet, nga të vërtetat
Dil nga mëngjeset që përsëriten
Nga melankolia e dashurive blu
Nga sheshet e zbrazëta të kujtesës
Ku historikisht pret të vijnë miq të dikurshëm
Dil nga gjestet e përhershme
Shpik gjeste të reja
Dil nga fotografitë ku ndihesh e bukur vetëm në profil
Dil nga heshtja
Qoftë ajo edhe e florinjtë
Qoftë ajo edhe e paqtë
Dil e bërtit rrugëve
Gjithë rrugëve të botës
Emrin, dëshirat, fantazitë
Dil e lësho flokët
Dil nga ekzistenca monokrom
Nga dritëhijet e zymta
Dil dhe vezullo
Lëre trupin të rrezatojë atë që ke përbrenda
Bëj dritë.
Dil.
Jeta është e shurdhër
Jeta është e verbër
Trokit më fort!
Ndriço më fort!
© Erida Gjini 2007
No comments:
Post a Comment